Ka ndërruar jetë sot nëna e heroit të kombit Besnik Restelica.
Kështu kanë njoftuar familjarët e nënës Xhezide.
“Lamtumirë Nanë dhe mikja ime ma mirë!”, ka shkruar i biri i saj, Fahriu.
Historia e Heroit Besnik Restelica
Në burgun e Prishtinës, inspektorët serbë mbytën në tortura, veprimtarin dhe idealistin, Besnik Restelica, pjesëtar i grupit të luftëtarëve të UÇK-së në krye me Zahir Pajazitin. Besniku me disa bashkëveprimtarë ishte arrestuar nga policia serbe pas rënies së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut më 31 janar të vitit 1997. Në varrimin e Besnik Restelicës 19-vjet më parë kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra qytetarë nga gjithë vendi.