Ka vdekur Arife Bilalli, nëna e heroit Lutfi Bilalli dhe invalidit të UÇK-së Muhamet Bilalli nga Reçaku, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë:
Paska ndërruar jetë nëna Arife, nëna e heroit Lutfi Bilalli dhe invalidit të UÇK-së Muhamet Bilalli, nga Reçaku i qëndresës dhe sakrificës.
Ndajmë dhimbjen me familjen, miqtë e bashkëluftëtarët!
U prehtë në paqe!