Ka vdekur profesori nga Gjilani, Zeqir Shaqiri.
Për vdekjen e tij në aksident kanë njoftuar të afërmit e tij.
“Miqë,Shokë,Dashamirë ju njoftojm se sot me datën 27.01.2023 ka ndrru jetë Prof.Zeqir Shaqiri për info rreth dites së vorrimit do të ju njoftojm me kohë”, thuhet në njoftim.
Profesori i fakultetit të Edukimit është kujtuar edhe nga studentët e tij.
Këtë shkrim po i’a kushtoj profesorit tim Zeqir Shaqiri i cili u lajmërua i vdekur në një aksident. Me pak fjalë do të mundohem t’a përshkruaj, që mos t’a harrojmë.
15 javë ligjërim – kohë kjo që më ka mjaftuar për të krijuar një mendim të qartë për këtë njeri. Për të ju paraqitur edhe juve profesor Zeqirin më duhet t’i përmendi disa tipare që ka pas dhe që e kanë karakterizuar këtë njëri, dhe atë: shumë pozitiv, parimor, profesionist dhe shumë kombëtar.
“Them pozitiv pasi kishte çasjën më pozitive të mundshme, kohën më të madhe e kalonte duke buzëqeshur – edhe atëherë kur të jepte vërejte qeshte. Prezenca e tij krijonte atomesferë pozitive pa marrë parasysh se ku gjendeshim dhe mbi të gjitha ndikimi i tij pozitiv tek ne studentët. Them parimor pasi që ka dëshmuar vetën si njeri me moral të lartë, njëri që nuk ka hezituar t’i thotë të keqës e keqe, njëri që ka mbrojtë të drejtën dhe vlerën, njëri që interesin e përgjithshëm ka vendos para atij personal. Po kisha ditur se është hera e fundit që do të mbanim ligjerate bashke, padyshim që do t’i thoja se “jam krenare që të kam pasur profesor”. E kam të vështirë të lirohem nga emocionet për vdekjen e profesorit, por edhe më e rëndë është mënyra e vdekjës së tij. Uroj që jeta dhe vepra e profesorit Zeqir të kujtohet gjithmonë. Këto janë pak fjalë të një studente nga mijëra sa ka pasur profesori shumë i respektuar Zeqir Shaqiri, i përjetshëm qoftë kujtimi për të“, ka shkruar studentja e tij, Alketa Rrahimi.