Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vdes Merita Mehmetaj, gruaja e heroit Adrian Krasniqi

    27/01/2023 20:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka vdekur gruaja e heroit të Kombit, Adrian Krasniqi.

    Lajmin për vdekjen e Merita Mehmetajt e kanë dhënë familjarët e saj.

    “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në moshen 47 vjeçare, ndrroi jetë motra jonë Merita Mehmetaj. Varrimi do të bëhet neser në ora 14:00 në varrezat e fshatit Dubovë e Madhe- Peje. Me pikellim të thellë familja“, thuhet në njoftimin e tyre.

    GazetaDemos ka mësuar se Mehmetaj ka qenë e prekur me sëmundjen e kancerit që tri vite.

    Gruaja e heroit të kombit, si nxënëse kishte përjetuar helmimet e viteve ’90 , ndërsa afër u kishte qëndruar edhe bashkëluftëtarëve të burrit të saj në Tiranë.

    “Merita ishte nje vajzë shqiptare te cilen jeta e sfidoi pa meshirshem gjatë tërë jetes se sajë. Qyshë ne bankat e shkolles se mesme (vitet e 90),perjetoi helmimet ne shkolla,ku ishin helmuar te rinjet tanë nga regjimi barbarë. Merita ishte e lidhurë ngushtë (e fejuara) me heroin kombetarë Adrian Krasniqi. Pas largimit nga Kosova te Adrianit, Merita vazhdoi edhe per nje kohë studimet ne Prishtinë. Me kujtohet mirë kur Adriani ishte kthyer ne Kosovë dhe kishte vendosur ta marrë Meriten me vete ne Tiranë. Ate natë ishim bashkuar shoqeria ne banesen e Gëzim Sejdiajt dhe kishim organizuar nje ndeje per percjelljen e shokeve dhe shoqeve për Shqiperi. Gjate veprimtarise se Adrianit ne Tiranë,nuk ka veprimtare te çeshtjes kombetare qe ka qenë ne banesen e Adrianit dhe nuk ka hasur ne mikëpritjen e Merites,e cila ju ka ofru ushqime,pastrimin e rrobave si motra për vellezer. Sot ka pushuar se rrahuri zemra e Meritës. Pusho ne paqe. Te qoft i lehtë dheu i Kosovës nënë.”

    Artikuj të ngjashëm

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

    Hysni Gucati shpallë kandidaturën për kryetar të OVL së UÇK-së

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.