Një 29-vjeçare serbe, me profesion këngëtare, ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik që ndodhi në Dubai, pasi ajo ra nga lartësia e 24 kateve.
Sipas mediave të huaja ajo ishte e angazhuar si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi.
Familjarët e saj kanë konfirmuar vdekjen e të resë, ndërsa shprehen se nuk dinë asnjë rrethanë lidhur me rastin e rëndë.