Ka vdekur sot këngëtari i njohur pejan Eduard Meraku, i njohur si “Edi King”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditura anëtari i grupit “Seleksioni 039”, Gezim Hasku, pjesë e së cilës ishte edhe i ndjeri.
“Do të na mungosh”, ka shkruar ndër të tjera Hasku.
Për ndarjen nga jeta të Merakut, ka shkruar edhe miku i tij Besim Gashi.
“S’po muj me besu për këtë lajm tepër, tepër të pikëllueshëm. Na la Edi, shoku i gjithë jetës tonë, Edi King! S’paska ma rond se me përjetu diçka të tillë”, shkroi ndër të tjera ai.