Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar për vdekjen e 80-vjeçares në fshatin Drenoc të Klinës, si pasojë e goditjes nga një veturë.
Gashi për është shprehur se informacionet për rastin në fjalë i kishin marrë rreth orës 17:11.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur”.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.