Pas një sëmundje të gjatë e të rënd ka humbur jetë Invalidi i luftës Zaim (Halim) Jakupi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të afërmit e të ndjerit, të cilit ia njohën kontributet e dhëna për vendin.
Njoftimi i plotë:
Moment jo i lehtë dhe me dhimbje kur mora lajmin për vdekjen e invalidit,bashkëluftarit dhe një trimi të rrallë Zaim Jakupi.
Të nderuar familja Jakupi nga Reçaku, të nderuar bashkëluftarë të batalonit të dytë të brigades 161 ,të nderuar miq dhe shokë.
Luftëtari i liris Zaim Jakupi ishte njeri që në fillet e para iu bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare që nga pika e Rances dhe deri nënpërfundim të luftës.
Zaim Jakupi ishte një luftëtarë shembull se si luftohet dhe shembull se si ndihmohen dhe si duhen bashkëluftarët.
Si komandant dhe si bashkëluftarë kam dhimbje por dhe krenari që kishim një luftëtarë si Zaim Jakupi.
Familja Jakupi dhe ju fshati Reçak të jeni krenar me njeriun që shumë e dashti dhe shumë dha për lirin e Kosovës.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës
Komandanti i Batalionit