Sot ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Mustafa i cili ndër vite jetonte në mërgim, shkruan GazetaDemos.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, njëherish bashkëluftëtari dhe miku i tij.
I ndjeri pra tre ditësh i kishte shkruar Maqedoncit ku i kishte treguar se me një gusht do të vijë në Kosovë, vendin që luftoi dhe sakrifikoi.
“Më shkruajti para tre ditëve dhe në fjalët që më shkruante vërehej mall e mërzi. I lodhur nga koha e gjatë në mërgim, Fadili mezi priste të vinte e të na takonte. Fadili do të krhehet përgjithmonë më vendlindje, në tokën për të cilën sakrifikoj e luftoj“, ka shkruar koloneli i FSK-së.
Njoftimi i tij:
Bashkëluftëtari ynë, Fadil Mustafa, paska ndërruar jetë. Priste 1 gushtin, ditën kur do të vinte të çmallej me familjen, shokët dhe bashkëluftëtarët. Më shkruajti para tre ditëve dhe në fjalët që më shkruante vërehej mall e mërzi. I lodhur nga koha e gjatë në mërgim, Fadili mezi priste të vinte e të na takonte. Fadili do të krhehet përgjithmonë më vendlindje, në tokën për të cilën sakrifikoj e luftoj. E kujtofshim gjithmonë!