Ka vdekur tragjikisht ish-ushtari i UÇK-së, Driton Hajrizi, i cili pas luftës në Kosovë shërbeu edhe në TMK e në FSK. Ai u aksidentua rëndë dje në fshatin Kotorr të Skenderajt.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëtji u rrokullis me traktor teksa ishte duke punuar në pyll.
“Sot më 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokullisur me traktor. Njësite relevante kanë dalë në vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55-vjeçare është pa shenja jete”, ka thënë Pllana
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit dhe mikut tim, Driton Hajrizi. Dritoni ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më pas shërbeu me nder në TMK dhe FSK. Gjatë gjithë jetës së tij, ai u dallua për vlerat e larta njerëzore, përkushtimin dhe atdhedashurinë.
Humbja e tij na ka prekur të gjithëve thellë.
Pusho i qetë, Driton. Do të të kujtojmë gjithmonë me respekt e mall.
Ngushëllime familjes Hajrizi dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin Dritonin!”, ka shkruar ai.