Ka vdekur Nazim Veliu, ish-luftëtar i UÇK-së i cili u plagos para katër ditësh në Rahovec, shkruan GazetaDemos.
Njoftimin e ka bërë të ditur OVL e UÇK-së në Rahovec.
“Ish ushtari UÇK-se, Nazim Veliu s’u bën ballë plagëve nga arma e zjarrit, nderron jetë në QKUK. Nazim Veliu, i plagosur tre ditë më parë bashkë me të vëllanë, ka nderruar jetë sonte pak para orës 23:00. Lajmin e konfirmuar për 07 Press edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla. Ngushëllime familjes, miqve dhe atyre që e njohën!”, thuhet në njoftim.
Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Rahovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë Zjarri.
I plagosur mbeti edhe vëllau, Lulzimi, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Elezaj.