Ka vdekur ish-hendbollisti Hysni Qerimi, i klubit të hendbollit “Vjosa”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur KH Vjosa, në një postim në facebook.
“Hysni Qerimi ishte mësimdhënës i Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime, ishte dhe promovues i lojës së hendbollit tek gjeneratat e reja sidomos në konkurrencën e femrave, ku në vitin 1993 (pas 17 vite) riaktivizoj klubin e femrave “VJOSA” në kuadër të shkollës së Hendbollit. KH Vjosa humbi një anëtarë të devotshëm, Federata e Hendbollit një aktivist kurse qyteti i Shtimes humbi një pedagog e punëtor sportiv”, thuhet në njoftimin e klubit.