Hailey Okula, një infermiere dhe influencere e njohur ka vdekur nga komplikimet vetëm pak minuta pasi lindi djalin e saj Crew.
Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj Matthew përmes një postimi në Instagram, transmeton Indeksonline.
“Me zemër të thyer ndaj lajmin për ndarjen nga jeta të gruas sime të bukur, Hailey Marie Okula, për shkak të komplikimeve gjatë lindjes. Fjalët nuk mund të përshkruajnë thellësinë e pikëllimit që ndjej. Hailey ishte më shumë se çdo gjë që mund të kisha shpresuar si grua dhe partnere”, shkroi ai.