Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar për vdekjen e ish-presidentit gjerman, Horst Kohler, i cili ka qenë në detyrë përgjatë kohës kur Kosova e ka shpallur pavarësinë.
Kohler ka vdekur në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje dhe ka shërbyer si president nga viti 2004 deri në vitin 2010.
“Jemi të pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit gjerman Horst Kohler. Gjatë kohës së tij në detyrë, Gjermania dëshmoi momente kyçe në histori – përfshirë pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Lidershipi, vizioni dhe përkushtimi i tij ndaj Gjermanisë dhe komunitetit ndërkombëtar nuk do të harrohen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.