Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vdes Bajram Qerkini

    24/02/2025 06:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njeriu që u bë zë në kërkim të drejtësisë për personat e zhdukur, Bajram Qerkini ka vdekur këtë të hënë, shkruan GazetaDemos.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, teksa kanë treguar se varrimi do të bëhet në mesiditën e së martës.

    Njoftimi i plotë:

    Baca Bajram (Bajram – Zenel – Qerkini),
    Bali ynë i dashur,

    Sot i mbylle sytë për të kaluar në amshim. Vdekja të mori dhe të ngjiti në Olimpin e njerëzve që lanë gjurmë për këtë vend. Vërtet, të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi. Ti sot shkove te Lartmadhëria e Tij.

    Sëmundja që të mbajti shtrirë tash e tre muaj ishte pushimi për një jetë plot sakrifica dhe brenga. Sot, u bashkohesh Babës Zenel dhe Babës Sadik, të cilët ndërruan jetë pa e ditur fatin e baballarëve të tyre. Ti shkove me boshllëkun për Reshatin. Njëzet e pesë vite përpjekje për të ditur fatin e djalit dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. Njëzet e pesë vite me veshin dhe syrin hapur, duke pritur një lajm për ta. I mbylle sytë dhe veshët sot, pa e marrë atë lajm.

    Parajsa e Zotit të Mëshirshëm është për njerëzit me brengat e tua. Kurrë nuk heshte, kurrë nuk u lodhe, kurrë lotin nuk ta pamë. Gjama dhe loti yt ishte gjamë burrash shqiptarë: heshtje, vetmi në mërzinë që pate, dhe punë e palodhshme.

    Vepra jote, Bal i dashur, është epitaf për çdo familjar të personave të pagjetur në Kosovë.

    Ne sot humbëm shumë: humbëm babain, gjyshin, vëllain, axhën, kushëririn, por mbi të gjitha humbëm prijësin tonë.
    Faleminderit për krejt kujtimet e bukura.
    Faleminderit për kujdesin që na mbajte bashkë si familje.
    Faleminderit që nuk u lodhe asnjëherë së shërbyeri.

    Në këtë prag Ramazani, kur simboli i tij është iftari i parë që do ta çelnim në sofrën tënde, së bashku me djemtë, vëllezërit dhe nipat e tu, Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë shkallët më të larta të Parajsës, ty Bal, korife i kërkimit të së vërtetës dhe zë i vuajtjeve të këtij populli.

    Të falënderoj për të gjitha këshillat, fjalët dhe rrëfimet që na ndihmuan dhe na ndihmojnë të jemi më të mirë.
    Do të na mungosh familjes, por do t’i mungosh patjetër edhe Kosovës!

    (Varrimi do të bëhet ditën e martë, më 25.02.2025, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës).

    Artikuj të ngjashëm

    Çerkini: Jemi shumë të zhgënjyer me institucionet vendore e ndërkombëtare

    Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur

    Qerkini me kritika ndaj Qeverisë Kurti: Ju nuk e dini çfarë është liria, ju vetëm gënjeni

    Të Fundit

    Granit Xhaka drejt Milanit, mediumi zviceran përmend miliona euro

    Haxhilerët kosovarë po kthehen nga Arabia Saudite

    Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohet traktoristi

    Trump për Iranin dhe Izraelin: Ka shumë mundësi që të arrihet një marrëveshje

    Sami Lushtaku thotë se është i gatshëm t’i hyj garës për kryetar të Skenderajt

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.