MagazinaSport

Vdes axha i Mirlind Dakut, sulmuesi i Kombëtares del me njoftim

Momente të vështira për Mirlind Dakun. Sulmuesi i Kombëtares ka ndarë mbrëmjen e sotme lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të njeriut të tij të shtrenjtë.

Përmes një postimi, Mirlindi ka treguar se ka humbur xhaxhain e tij, por ajo që ka prekur më shumë ndjekësit është detaji i veçantë që ai zbuloi mes rreshtave të dhimbjes.

Ai nuk ishte thjesht një i afërm për të, por njeriu që i dha emrin dhe “një pjesë të identitetit” që mban sot me aq krenari.

“Do të jetosh përherë në zemrën time,” shkruan Daku, duke dëshmuar se lidhja e tyre ishte shumë më e thellë se ajo e zakonshmja.

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button