Ka ndërruar jetë papritmas muzikanti me famë botërore. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë menaxheri i reperit i cili është shprehur se shkaku i vdekjes së artistit ende nuk dihet.
Edwards u bë i njohur edhe për shkak të ngritjes së platformës së re muzikore “SBTV”.
Pas lajmit për vdekjen e tij, shumë emra të njohur kanë reaguar.
Në mesin e reagimeve janë edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora e Dua Lipa.
Përmes profileve të tyre në Instagram, të dyja kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e Jamal.