Policia e Kosovës ka konfirmuar se në rrugën C është aksidentuar për vdekje një 56-vjeçare.
Zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Demos se e aksidentuara ka vdekur pasi është dërguar në QKUK.
“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka humbur jetën”, tha Borovci.