Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i moshës 80-vjeçare është gjetur i vdekur në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se rasti po cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një objekt banimi në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç”, ka thënë ai.