Të dielën në Drenas është gjetur një grua pa shenja jete, teksa në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.