Një vdekje e dyshimtë e një foshnje është raportuar në Vushtrri, në Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, prindi ka raportuar se foshnja është vërejtur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në IML për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës” , thuhet në raportin e Policisë.