Policia e Kosovës njofton se është gjetur pa shenja jete një burrë në Rahovec shkruan GazetaDemos.
Raportohet se në një grua ka gjetur djalin e saj pa shenja jete në shtëpinë e tyre.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjeksor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rahovec 30.04.2023 – 12:30. Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.