BallinaLajme

Vdekja tragjike e tre kosovarëve në Luksemburg, flet i afërmi i tyre: Nanat nuk e imagjinojnë që ata kanë vdekur

Një aksident tragjik ka nodhur në qytetin Wiltz të Luksemburgut, si pasojë e të cilit tre djem nga Kosova, kanë humbur jetën, raporton GazetaDemos.


Tre viktimat e këtij aksidenti janë 19-vjeçari, Edonik Kastratit nga Peja, dhe dy vëllëzërit Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj nga Isniqi i Deçanit.

Rastin e kanë konfirmuar të afërmit e familjes, për GAZETADEMOS të cilët bëjnë me dije se Ukë Bajraktaraj po festonte ditëlindjen e 24-të, e cili kishte vendosur që ta festonte në një qytet tjetër së bashku me vëllaun Ujkanin dhe kushreririn Edonikun.

Edonik Kastrati, dhe vëllezërit Uk e Ujkan Bajraktaraj, tre të rinjtë që mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Luksemburg më 1 shtator të këtij viti, do të varrosen sot.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button