Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vdekja e nipit të Adem Grabovcit, deklarohen nga Prokuroria: Deri më tani s’mund ta konfirmojmë shkakun 

    15/11/2024 13:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me rastin e vdekjes së Aulon Grabovcit, i cili është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, e që është nipi i politikanit Adem Grabovci.

    Nga kjo Prokurori kanë thënë se deri më tani nuk mund ta konfirmojnë shkakun e vdekjes, por se në bashkëpunim me organet e tjera po e hetojnë këtë rast.

    “Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, Prokuroria Themelore në Prishtinë mund të konfirmoj se një person me inicialet A.G është gjetur i vdekur, kurse deri më tani nuk mund të konfirmojmë shkakun e vdekjes, mirëpo prokurori i shtetit në bashkëpunim me të gjitha organet tjera janë duke e hetuar këtë rast”, thuhet në përgjigje.

    Më shumë detaje për rastin s’ka dhënë as Policia e Kosovës, e cila përmes raportit 24 orësh vetëm ka bërë me dije se kanë nisur hetimet mbi vdekjen.

    “HETIM MBI VDEKJEN – Prishtinë 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, është thënë në raportin 24 orësh.

    Aulon Grabovci do të varroset nesër në orën 14:00, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut.

    Këtë e ka bërë të ditur Adem Grabovci, në një postim prekës që ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku njoftoi për vdekjen e nipit.

    Ai bëri me dije se Auloni ishte djali i nipit të tij, Nazim Grabovci, i cili dy vjet më parë ishte gjetur i vdekur në një parking në Prishtinë.

    “PASKA EDHE MË VËSHTIRË!  POR, DERI KUR, ZOT? Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht”, ka shkruar Grabovci. /Express/

    Artikuj të ngjashëm

    Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë 

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.