Të shtunën ka vdekur pronari i lokalit ikonik “Te Martini”, Martin Hajdari.
Në nderim të tij, Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të bashkohen sonte në orën 20:00 para lokalit për të ndezur qirinj.
“Ftohen qytetarët sonte, në ora 20:00, te “Martini”, për një përkujtim simbolik për njërën nga ikonat e Prishtinës, që na la”, thuhet në njoftim.