Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit, Hashim Thaçit.
Musliu-Shoshi, përmes një postimit në facebook u shprehë se humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen Thaçi, por për gjithë ne që e njohëm si njeri të urtë e fisnik.
“Lamtumirë, Baca Haxhi!
Pak ditë pasi takoi dhe përqafoi djalin e tij, mbylli sytë përgjithmonë, sikur zemra e tij priste atë moment.
Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen Thaçi, por për gjithë ne që e njohëm si njeri të urtë e fisnik.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.