Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën, raporton GazetaDemos.
E njëjta, sipas burimeve të Demos në vendin e ngjarjes, dyshohet të ketë rënë nga dritaret e banesës ku jetonte.
Nga plagët e marra viktima ka humbur jetë në vendngjarje.
Rastin e konfiemoi për Demos edhe Policia e Kosovës ku dhanë detaje rreth rastit.
“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti për Demos.