Gjatë ditës së sotme GazetaDemos ka raportuar për një rast të një vdekje të dyshimtë në rrugën Dardania në Fushë-Kosovë, shkruan GazetaDemos.
Lidhur me këtë ngjarje Demos ka kontaktuar Policinë e Kosovës ku edhe është konfirmuar vdekja e një burri 56 vjeçar.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.