Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vazhdon regjistrimi i veturave me targa ilegale KM në komunat veriore

    04/10/2023 20:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vetura me targa serbe me akronime të qyteteve të Kosovës qarkullojnë ende nëpër rrugët e veriut. Targa të tilla ilegale janë parë të mërkurën në veturat që qarkullonin në Zveçan e në Mitrovicë të Veriut.

    Është duke vazhduar regjistrimi i veturave me targa ilegale KM në komunat në veri. Qendrat e kontrollimit të automjeteve “Start” dhe “Volan”, në Leposaviq dhe Qendra “AUTO-S”, në Grabovc të Zveçanit po e japin këtë shërbim.

    Qytetarët serbë i dërgojnë aty veturat me regjistrim të skaduar dhe pastaj, pas kryerjes së kontrollit të tyre, një person i autorizuar i përcjell dokumentet në Rashkë të Serbisë për procedura të mëtejme.

    Ekipi ka qëndruar sot në afërsi të këtyre qendrave ku janë parë vetura me KM, të cilat po merrnin këto shërbime.

    Vetura me targa serbe me akronime të qyteteve të Kosovës qarkullojnë ende nëpër rrugët e veriut. Targa të tilla ilegale janë parë të mërkurën në veturat që qarkullonin në Zveçan e në Mitrovicë të Veriut. Anipse me marrëveshjen e Brukselit që u arrit në nëntor të vitit të kaluar, Serbia u pajtua të heqë dorë nga lëshimi i targave joligjore KM, një gjë e tillë po vazhdon me rastin e riregjistrimit të  automjeteve.

    RTK ka mësuar nga burime të sigurta se në komunat në veri po vazhdon regjistrimi i veturave me targa ilegale KM.

    E në veturat që qarkullojnë në veri, në targat ilegale KM, vërehet i shkruar pikërisht emri i qendrës për kontrollim të automjeteve AUTO-S.

    Qytetarët serbë i dërgojnë këtu veturat me regjistrim të skaduar dhe pastaj, pas kryerjes së kontrollit të tyre, një person i autorizuar i përcjell dokumentet në Rashkë të Serbisë për procedura të mëtejme.

    Regjistrimi i targave ilegale po vazhdon edhe në qendrën “Start” dhe në qendrën “Volan” për kontrollim të automjeteve në Leposaviq, mëson televizioni.

    Çështja e targave kishte shkaktuar tensione në veri të vendit gjatë vitit të kaluar. Serbia, sipas marrëveshjes, u pajtua të heqë dorë nga lëshimi i targave joligjore KM dhe Kosova u pajtua ta largonte vendimin për qortimet dhe gjobat për shoferët me makina me targa të tilla.

    Artikuj të ngjashëm

    Kosovarët më të rinjt në Evropë, 31 vjet mosha mesatare

    Jo vetëm në Vërmicë, qytetarët e Kosovës pritet të kalojnë pa kontroll edhe në pikëkalimet e tjera kufitare me Shqipërinë

    FAZ: “Eksodi i shpikur” i serbëve nga Kosova – propagandë e pabazuar

    Të Fundit

    Pas një jave kërkim, gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

    Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me OSBE-në

    Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

    Abdixhiku pas dështimit të seancës: Ideja e qeverisë tranzicionale është e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse

    Nis mesha e Papës së ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.