Parlamenti Evropian në Strasburg vazhdon edhe sot takimin e 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në.
Në takimet e sotme pritet të diskutohen si tema specifikisht: energjia, ekonomia, mirëqenia sociale etj. transmeton GazetaDemos.
Për më tepër gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në, foli për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për Kosovën, edhe para shpalljes së pavarësisë, dhe popullin e Kosovës, për vlerat demokratike që ndajmë me Bashkimin Evropian, për respektimin e të drejtave të njeriut, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e marrëveshjes së MSA-së.
Ai foli vechmas edhe për disa nga arritjet kryesore në luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat e ndërmarra dhe përmirësimet e shënuara gjatë gati dy viteve të qeverisjes./Demos/