Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë

    09/06/2024 15:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Kosovë po vazhdon trendi i rënies së numrit të popullsisë. Sipas ekspertëve, faktorët që kanë ndikuar në këtë trend, janë emigrimi dhe rënia e natalitetit. Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore, që të hartojnë politika për uljen e emigrimit.

    Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave patën thënë së fundmi se janë të vetëdijshëm që ka ulje të numrit të popullsisë, ndonëse numri zyrtar nga regjistrimi i fundit ende nuk është bërë publik.

    Mbi 1.7 milion ishte numri i banorëve në Kosovë në vitin 2011, kur është bërë regjistrimi i popullsisë. Nga atëherë deri sivjet, kur u bë regjistrimi i fundit, sipas të dhënave, ka vazhduar të ketë rënie të numrit të popullsisë.

    Këtë vit, nga 5 prilli deri më 24 maj, u zhvillua procesi i regjistrimit të popullsisë, ndërsa Agjencia e Statistikave në konferencat e fundit ka bërë të ditur se të dhënat fillestare pritet të publikohen në korrik, ndërsa ato përfundimtare në fund të këtij viti. Ekspertët thonë se në rënien e numrit të popullsisë kanë ndikuar emigrimi dhe ulja e natalitetit.

    Demografi Sami Behrami, tha për Radio Kosovën se kjo është shqetësuese dhe se tani është koha e fundit që institucionet të merren seriozisht me problemin e migrimit.

    Edhe Besim Gallopeni nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës, tha për Radio Kosovën se faktorët kryesorë janë lëvizjet e popullsisë dhe numri i ulët i lindjeve. Ai theksoi se pasojat mund të jenë të mëdha në të gjitha fushat.

    Gallopeni theksoi se trendi i rënies së numrit të popullsisë është vërejtur në të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës. Tutje ai theksoi se institucionet vendimmarrëse në Kosovë duhet të kenë një vëmendje të shtuar, në mënyrë që të kenë një organizim konform gjendjes në terren, duke ndërmarrë hapa në ndërtimin e politikave, që ky trend i emigrimit të ulet.

    Në raportet vjetore të Agjencisë së Statistikave, dhjetëra-mijëra persona largohen çdo vit nga Kosova drejt vendeve të huaja. Ndërsa para gjashtë muajve, ASK-ja bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2022, e kanë lëshuar Kosovën mbi 41 mijë persona.

    Artikuj të ngjashëm

    Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat

    Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale

    Rritet numri përfitues i skemës së pensioneve për veteranët e luftës në muajin shkurt të 2025-tës 

    Të Fundit

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.