Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vazhdon propaganda e Petkoviqit: Përkeqësimi i situatës pasojë e okupimit të Veriut të Kosovës

    07/05/2024 13:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i zyrës për propagandë kundër Kosovës, të ashtuquajtur zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po përpiqet me këmbëngulje të gjejë arsyetim për dhunën fizike dhe ligjore që po ushtron ndaj popullit serb, duke e kriminalizuar veriun e Kosovës”.

    Petkoviq ka pretenduar në platformën “X” me rastin e deklaratës së Kurtit, në të cilën ka thënë se dhuna ndaj serbëve në Kosovë është propagandë serbe, dhe ka thënë se vulë e politikës së Kurtit janë “terrori dhe incidentet etnike ndaj serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe”.

    “Albin Kurti po përpiqet me këmbëngulje të gjejë arsyetim për dhunën fizike dhe ligjore që ushtron ndaj popullit serb, duke kriminalizuar veriun e Kosovës dhe Metohisë, duke injoruar qëllimisht se veriu i Kosovës është pjesa më e sigurt e “krahinës”.

    “Përkeqësimi i situatës së sigurisë në veri të Kosovës është pasojë e drejtpërdrejtë e pushtimit të kryer nga Kurti dhe këtë e shohim çdo ditë, sepse falangat e tij bëjnë terror, qëllojnë mbi serbët, madje edhe fëmijët tanë”, ka shkruar Petkoviq.

    Petkoviq ka shtuar se Kurti “nuk guxon të përmend se një anëtar i FSK-së qëlloi vëllezërit Stefan dhe Millosh Stojanoviq, se ROSU ka qëlluar në Dragisha Galkon, Millan Jovanoviqin dhe Sreqko Sofronijeviqin në pragun e tij të shtëpisë dhe se tre serbë janë vrarë në Banjskë”.

    “Terrori për të cilin po flasim nuk është incident, por karakteristikë e vazhdueshme e politikës së Kurtit dhe ju rikujtoj se që nga ardhja e tij në pushtet janë shënuar mbi 500 incidente etnike ndaj serbëve, KOS-it dhe pronës së tyre”, ka shkruar Petkoviq

    Artikuj të ngjashëm

    Petkoviq thotë se nga nesër fillon pagesa e drekës nga Vuçiq për fëmijët serbë në Kosovë

    Petkoviq: Nuk pres asgjë nga 24 tetori, për Prishtinën problem Asociacioni

    Petkoviq i reagon Stanos: E ka shkelur neutralitetin e BE-së në njohjen e Kosovës

    Të Fundit

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.