LajmeZgjedhjet 2025
Vazhdon përkrahja e madhe për Arbër Tolajn, banorët e fshatrave të Lugut të Leshanit ia konfirmojnë mbështetjen
Banorët e fshatrave të Lugut të Leshanit i kanë dhënë mbështetje të madhe sot kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj i cili mban numrin 5 në listë.
Tolaj tha se projekti i Aleancës po gjen përkrahje nga qytetarët e Kosovës, të cilëve iu premtoi mbështetje.
“Një takim domethënës në Kliqinë, me banorët e fshatrave të Lugut të Leshanit. Përkrahje e sinqertë dhe besim për ndryshim.
Projekti ynë po gjen përkrahjen e plotë nga banorët e Kosovës, kurse ne do të jemi krah tyre me mbështetjen tonë të plotë”, tha Tolaj.