Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett tha sot për Reporteri.net se dëshmitari i radhës është aktualisht duke dëshmuar në gjykatë por me masa mbrojtëse. Prokurori i rastit, James Pace, siç njoftoi Bennett, do të japë një përmbledhje të shkurtër të provave me shkrim para fillimit të procedimit.
“Përmbledhja do të transmetohet në orën 10:15”, u shpreh ai.
Tutje, Bennett tha se pjesa më e madhe e procedurave do të jetë në seancë private.
Gjyqi ndaj Thaçit dhe tre të të akuzuarve të tjerë është rasti i profilit më të lartë në Gjykatën Speciale, që lidhet me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.