Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Vazhdon fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit

    15/08/2023 16:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rreth 123,210 pasagjerë dhe 39,480 automjete kanë udhëtuar nga drejt Portit të Durrësit përgjatë muajit korrik 2023.

    Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, gjatë muajit që lamë pas, tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë sjellë në vendin tonë mbi 90,965 qytetarë, ndërkohë që 32,242 udhëtarë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt Italisë fqinje.

    Një rritje e konsiderueshme e pasagjerëve është reflektuar veçanërisht gjatë dy javëve të fundit të muajit korrik, ku tragetet kanë sjellë me mijëra bashkëatdhetarë që jetojnë e punojnë jashtë kufijve, por edhe shtetas të huaj.

    Po të njëjtat burime saktësojnë se rritja e ndjeshme e udhëtarëve pasqyrohet edhe në raport me muajin paraardhës ku kanë lundruar me tragete rreth 50,000 pasagjerë në total, treguar një rritje të konsiderueshme me 73,207 udhëtarë më shumë se qershori 2023. Përgjatë kësaj periudhe një mujore rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve ku numërohen 20,802 mjete më shumë se muaji që lamë pas.

    Ndërkohë vijojnë lundrimet e dyfishta të trageteve të cilat do jetë në funksion të përballimit të fluksit të shtuar të udhëtarëve i cili pritet të shënojë rritje progresive edhe në javët e ardhshme duke sjellë kështu edhe rritje të angazhimit dhe vigjilencës dhe angazhimit të të gjitha autoriteteve operuese në pikën kufitare kryesore të transportit detar në vend.

    Artikuj të ngjashëm

    Rekord udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës- rritja për 21.9% në janar

    Osmani: Porti i Durrësit kursen kohën dhe koston, lehtëson operimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare

    Kështu do të duket Porti i përbashkët Kosovë – Shqipëri

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.