Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vazhdon edhe nesër seanca për rastin “Banjska”, krejt çka u dëshmua sot

    12/06/2025 19:41
    Kosovo police officers guard the road near the village of Banjska, 55 kilometers (35 miles) north of the capital Pristina, northern Kosovo, Sunday, Sept. 24, 2023. Prime Minister Albin Kurti on Sunday said one police officer was killed and another wounded in an attack he blamed on support from neighboring Serbia, increasing tensions between the two former war foes at a delicate moment in their European Union-facilitated dialogue to normalize ties. (AP Photo/Bojan Slavkovic)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore e Prishtinës edhe nesër do të vazhdojë seancën për rastin “Banjska”.

    Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, ka deklaruar se seanca do të fillojë nga ora 09:30.

    Sot u zhvilluar seanca.

    Dëshminë i pari e nisi zyrtari policor Elez Peci, i cili tregoi se si i ndjeri Afrim Bunjaku, më 23 shtator të vitit 2023 e kishte bërë orarin si zakonshëm, për të filluar me patrulla.

    Më pas, Peci rrëfeu si e kuptuan se mbi urën e fshatit Banjskë ishin vendosur kamionë për të bllokuar hyrjen.

    “Më 23 shtator të vitit 2023, orarin e ka bërë rreshteri i ndjerë, Afrim Bunjaku, si zakonisht kemi filluar ma patrulla edhe pse lëvizjet i kemi pasur të kufizuara, arsyeja dihet se ka qenë rrezik. Deri në orën 2 kemi qenë në terren në komunën e Zveçanit bashkë me Fahri Shalën. Në 2 jemi kthyer në stacion, në ora 2:30 me radio lidhje është njoftuar dhoma komanduese nga njësia NJSh kufitare, se në fshatin Banjskë mbi urë janë vendosur dy kamionë dhe ishte bllokuar hyrja e fshatit. Banjska është me Zveçan. I ndjeri Afrim Bunjaku na ka thirrë neve policëve, na ka dhënë detyrat, jemi pajisur me antiplumba, helmeta dhe të tjera pajisje policore. Kam qenë në automjet me rreshterin e ndjerë Afrim Bunjakun”.

    “Duke shkuar në Jeshevik të Zveçanit, 1 kilometër, 1 e gjysmë pa u afruar te Banjska, e kemi parë një golf ngjyrë të kaltër, e kemi ndaluar automjetin, e bëmë verifikimin dhe kemi bërë kontrollimin e veturës. Aty gjetëm një radiolidhje të policisë antene, ia kemi marr të dhënat dhe e kemi liruar, pasi ai nuk ishte i kërkuar. Antenën e konfiskuam”.

    Tutje, zyrtari policor Peci tregoi detaje të frikshme edhe të momentit të shpërthimit.

    “Kur kemi shkuar në Banjskë afër kamionëve, kam dyshuar dhe kam thënë po shpërndahemi se mundet me qenë kurth. Pastaj prapa meje ka ardhur Sadati, i kam thënë përcjelle rrugën e Izvorit, unë jam mbështetur te kamioni, në ato momente ka ndodh një detonim i fortë, aq i fortë sa ma ka humbur edhe balancën. Pas detonimit ka pasur menjëherë të shtëna të armëve të kalibrave të ndryshme. 10-15 metra i kemi pasur afër. Armë të rënda ka pasur edhe aty te manastiri. Unë jam munduar të mbroj veten dhe kolegët duke shtënë me ta, por ishim shumë të pabarabartë si në numër ashtu edhe në armatim”, shtoi Peci.

    Zyrtari policor, Elez Peci, duke dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku u mbajtë seanca e radhës për rastin “Bansjka”, ka treguar si Milan Radoiçiqi bashkë Zvonko Veselinoviqin, qarkullonin me përcjellje të vetë.

    Peci tha se këta dy persona kanë pasur gjithçka në dorë. Pos Pecit, ditëve të kaluara kanë dhënë dëshminë edhe Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.

    I njëjti e përmbylli dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin “Banjska”, duke treguar se është emocionalisht i lënduar pas humbjes së rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga kriminelët serbë në vitin 2023.

    Ai tha se humbja e tij ka qenë fatale.

    “Jam emocionalisht shumë i lënduar, kam pasur afërsi të madhe me Afrimin, humbja ka qenë fatale. Ka lënë prapa fëmijë, tjetër nuk di. Jam i gatshëm të dëshmoj sa herë që më thirrni”, tha polici Peci, njofton Klankosova.tv.

    Pas zyrtarit policor, Elez Peci, i cili zbuloi detaje drithëruese nga sulmi i 24 shtatorit të vitit 2023, aty u rrëfye edhe Avni Shala, poashtu zyrtar policor.

    Shala ka treguar se si shpërthimi pranë barrikadave me dy kamionë zbardhi rrugën pasi siç tha polici, ishte shumë i fuqishëm.

    “Përmes radiolidhjes kemi dëgjuar kolegët e njësisë kufitare që në Banjskë janë vendosur barrikada. Si njësi e trafikut, kam kërkuar nga kolegu im që të shkojmë të shohim sepse kemi vlerësuar që janë pak. Jemi nisur pesë minuta pas tyre, kemi shkuar te barrikada, jemi parkuar në anën e majtë dhe kemi dalë nga automjetet. Kemi filluar të afrohemi, e mbaj mend që vendi ku kanë qenë barrikadat, ka qenë në ndriçim publik, ndërsa pas barrikadës ishin dy kamionë të vendosur në urë në mënyrë paralele, nuk ka pasur ndriçim as në fshatin Banjskë, bile as ndriçim të shtëpive mund të them. Rreshteri sa di unë, ka arritur me biseduar me njësinë kufitare. Rreshteri i vetmi ka qenë i graduar për të parë e dëgjuar dhe të vlerësonte çka tutje. Në ato momente, kolegu Elez Peci ka thënë me zë të lartë “kujdes djema” kjo mund të jetë kurth. Pas 30 sekondash, është dëgjuar një zhurmë si fishekzjarre dhe pastaj një detonim që ka shkaktuar zbardhjen e krejt rrugës”, tha Shala në Gjykatë, njofton Klankosova.tv.

    Tutje, zyrtari policor tregoi momentin prekës kur në tokë pa të shtrirë rreshterin e ndjerë, Afrim Bunjakun.

    Atë, siç tha Shala, e kishte prekur në këmbë për të parë nëse ishte gjallë, por siç theksoi ai, nuk lëvizi.

    “Të shtëna kishte nga të gjitha anët me kalibra të ndryshëm. Kam shikuar kah drejtimi i barrikadës, e kam vërejtur një person të shtrirë, nuk isha i sigurt që ishte rreshteri edhe pse kam pasur dyshime se ishte ai, e kam prekur nga këmbët, por nuk lëvizte. Minuti ishte orë në ato momente. Në spital e mora vesh që rreshteri kishte ndërruar jetë. E mora armën e tij dhe helmetën që ishte plot me gjak dhe u ktheva në stacion”, tha Shala. / KlanKosova

    Artikuj të ngjashëm

    Nesër mbahet seanca e radhës në rastin ‘’Banjska’’

    Dëshmitari i Banjskës: Afrim Bunjaku kishte plagë të madhe në fyt

    Dalin pamje të papara më herët nga momenti kur ndodhi sulmi në Banjskë

    Të Fundit

    Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

    Kujdes sot: Temperaturat deri në 34 gradë Celsius

    Trump thotë se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit

    Мостбет Зеркало Рабочее определенный Доступ К Mostbet Com На следующее

    Vad är Plinko: En spelexperts insikter och analyser

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.