Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vazhdojnë torturat e Serbisë, MPJD del me apel për qytetarët e Kosovës

    10/06/2025 07:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një vizitë e zakonshme familjare në Kosovë është shndërruar në ankth për ish-policin e Kosovës, Arbnor Spahiu. Ai është ndaluar nga autoritetet serbe teksa udhëtonte me autobus përmes territorit të Serbisë drejt Kosovës.

    Gjatë gjithë ditës, Spahiu është marrë në pyetje nga prokurorët serbë, kanë bërë të ditur autoritetet e atjeshme.

    Avokati i tij, Arianit Koci, e ka lidhur arrestimin e Spahiut me zhvillimet e fundit në Kosovë, përkatësisht me dënimin e agjentit serb Aleksandar Vllajiq, i cili pak ditë më parë pranoi fajësinë dhe u dënua me burg. Sipas Kocit, veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve kosovarë janë pjesë e një hakmarrjeje pas këtij rasti.

    Për këtë ndalim ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës kanë njoftuar misionet ndërkombëtare, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, duke kërkuar mbështetjen e tyre për këtë rast.

    Ministrja gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë qytetarët e Kosovës që planifikojnë të kalojnë përmes Serbisë, veçanërisht gjatë muajve të verës kur fluksi i udhëtimeve rritet.

    “Më lejoni të bëj edhe një herë thirrje për një kujdes të veçantë për të gjithë ata që, tani që po afrohet vera, kalojnë nga Serbia, për shkak se rastet e ndalesave arbitrare dhe të paarsyeshme janë shtuar gjatë muajve dhe viteve të fundit”, deklaroi Gërvalla për RTVDukagjini.

    Raste të tilla nuk janë të izoluara. Pak ditë më parë, autoritetet serbe ndaluan edhe ish-deputetin Gramos Agusholli, i cili u mor në pyetje për orë të tëra para se të lirohej në mbrëmje.

    Serbia në mënyrë të përsëritur ka arrestuar qytetarë të Kosovës gjatë viteve të fundit, përfshirë ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët Beogradi i akuzon për përfshirje në krime lufte.

    Artikuj të ngjashëm

    Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë

    Anulohet raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, thotë Omani

    Erdogan telefonon princin e Arabisë Saudite: Netanyahu duhet të ndalet

    Të Fundit

    Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë

    Anulohet raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, thotë Omani

    Erdogan telefonon princin e Arabisë Saudite: Netanyahu duhet të ndalet

    Osmani para studentëve në Japoni: Shënuam Ditën e Çlirimit, kur thirrja për liri mori përgjigje pas shekujsh

    A po zhvillohen bisedime me SHBA-në? ​​Irani: Fokusi është në kundërshtimin e armikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.