Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vazhdojnë problemet me ujin e Badovcit, qytetarët blejnë ujë për pije

    21/10/2023 18:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tashmë gati tri ditë lagjet e Prishtinës që furnizohen me ujë nga liqeni Badovcit nuk janë duke përdorur ujin e ujësjellësit as për pije e as për gatim, për shkak se IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në analiza të ujit është paraqitur vlera e lartë e manganit dhe deri në pastrimin e ujit, gjë e cila pritet të ndodhë ditëve të ardhshme, nuk rekomandohet për përdorim.

    Qytetarët i janë përmbajtur këtij njoftimi dhe disa nga ata po blejnë ujë për pije e disa të tjerë po furnizohen edhe me ndihmën të cilën i ka mundësuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina duke shpërndarë ujë me autobot.

    Qytetari nga Prishtina i cili jeton në lagjen “Bregu i Diellit”, Francesk Perkola tha për kp se po blen ujë vazhdimisht në treg derisa të rregullohet pastrimi i liqenit të Badovcit.

    “Lagjja jonë furnizohet prej Badovcit, nuk jemi duke përdor ujin e pijes qe tri-katër ditë, me ujësjellës. Po furnizohemi me blerje në treg, deri në momentin që informohemi nga KRU ne do të furnizohemi me ujë që e blejmë në tregun tonë. Shpresoj se rregullohet, po presim” tha Perkola.

    Edhe Selvet Dovelani u shpreh e shqetësuar për gjendjen e krijuar, pasi ajo nuk po mundet as të përgatisë ushqim.

    “Gati pesë ditë ashtu diçka që më kanë dërguar mesazh edhe po marrim ujë për pije për diçka, për të pastruar diçka. Nuk ki çka të pastrosh kur nuk përgatit diçka. Megjithëse unë e kam vluar ujin për vete dhe e kam lënë mu ftohë për pirje, por tash po e blej”, u shpreh Dovelani.

    Po ashtu, edhe Naser Veliu tha se po blenë ujë për pije deri në pastrimin e ujit nuk do ta përdorin as për zierje.

    “Qe tri ditë ujësjellësi na ka njoftuar që nuk duhet të përdoret uji për pije dhe për zierje për arsyeje se kanë dalë vlera të larta të manganit. Na kanë njoftuar dhe nuk jemi duke e përdor, komplet kjo lagje. Po e blejmë ujin me bidonë dhe po furnizohemi këtë mënyrë derisa ujësjellësi ka një raport tjetër për neve”, tha Veliu.

    Ndërsa qytetari Muhamet Metaj tha se vazhdimisht blejnë ujë dhe nuk e përdorin ujin e ujësjellësit pasi e konsideron se është vazhdimisht i papastër.

    “Nuk e përdorim ujin e qytetit se frikësohemi që është i ndotur dhe duhet pastruar, duhet të ketë pastrim qyteti, por ne nuk kemi mundësi të kryejmë pagesa. Ujin pak më shtrenjtë, po e blejmë ujin e pijshëm. E dëmshme se dikush nuk ka mundësi se më mirë për ta blerë,” tha Metaj.

    Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.

    Ndërkohë që KRU Prishtina nuk i ka bërë të ditur zonat të cilat mund të përdorin ujin e pijes, duke thënë se pastrimi i ujit do të ndodhë ditëve të ardhshme, IKSHPK ka njoftuar zonat, të cilat nuk duhet ta përdorin ujin për pirje e as për zierje.

    Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, lagjet 038 dhe të gjitha tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtine, lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fshati Preoc, Cagllavicë, rruga “Behar Begolli”, “Richard Holbrooke”, Qendra “Albi Mall”, rruga “Shkupi”, “Holger Petersen”, “Malush Kosova”, objektet individuale nga rruga “Malush Kosova”, deri te “kisha në Matiçan”.

    Po ashtu janë edhe zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, lagjja Qershia, lagjja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati rruga “Muharrem Fejza” me të gjitha rrugicat, drejtimi deri te QKUK, rruga “Enver Maloku”.

    Objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga “Ferat Dragaj”, “Hajrullah Abdullahu”, “Hilmi Rakovica”, “Vllezërit Gervalla”, “Afrim Zhitija”, “Armend Daci”, “Dervish Rozhaja”, “Thimi Mitko”, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga “Sali Nivica”, “Norbert Jokl”, “Thimi Mitko”, objektet banesore në Bregun e Diellit, zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor “Xheladin Rekaliu” deri te kryqëzimi i rrugës te Konviktet, zonat afër shkollës “Ismail Qemali”, rrugët “Mehmet Gradica”, “Hyzri Talla”, “Qamil Bala”./KP

    Artikuj të ngjashëm

    KRU “Prishtina” me intervenime në disa zona, përfshirë dhe sheshin “Zahir Pajaziti”

    “Gruaja smutë, me pastru me kovë po duhet” , rrëfimi i 57-vjeçarit që jeton pa ujë tash e 19 vjet

    KRU “Gjakova”: Është stabilizuar furnizimi me ujë në Rahovec

    Të Fundit

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.