Gjykata themelore në Prishtinë ka marrë vendim për vazhdimin edhe për nga dy muaj të tjerë masën e paraburgimit Naim Murselit, Kushtrim Kokallës, dhe Granit Plavës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Këtë lajm e ka konfirmuar bashkëpunëtorja profesionale nga zyra e kryetares së kësaj gjykate, Medina Gashi për “Betimi për Drejtësi”.
“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 21.06.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 27.06.2024 deri me datë 26.08.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet në përgjigjen e Gashit.