Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për vajzat ka arritur që ta mposht atë të Armenisë me rezultat 2:1.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023, njofton Klan Kosova.
Futbollistja Blerta Smaili shënoi autogol në minutën e 77-të. Mirëpo vetëm një minutë më pas barazoi rezultatin Valentina Metaj.
Golin e fitores për Dardanët e shënoi Donjeta Halilaj në minutën e 87-të.