Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Vashat e Kosovës e shënojnë edhe fitoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut 

    31/10/2023 19:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot ka arritur fitoren e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve. Dardanet e kanë mposhtur Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 3:1.

    Përzgjedhësja e Kosovës Anneli Andersen kishte vendosur formacionin me këtë përbërje: në portë Alma Demiri, në krahun e majtë të mbrojtjes Fatlinda Ramajn, qendërmbrojtëse Feride Kastrati dhe Blerta Smaili, mbrojtëse e djathtë Edona Kryeziun, mesfushën ia besoi Lumbardha Misinit, Donjeta Halilajt dhe Venera Rexhit, derisa në sulm Andersen vendosi Valentina Limanin bashkë me sulmuesen e majtë Valentina Metaj dhe në të djathtën kapitenen Erëleta Memeti.

    Pjesa e parë filloi mbarë pasi që Kosova qysh në çerekun e parë të lojës arriti të sigurojë rezultatin pozitiv.

    Në minutën e shtatë, epërsinë Kosovës ia siguroi Donjeta Halilaj, e cila me saktësi ekzekutoi penalltinë e fituar paraprakisht nga Memeti.

    Po kaq minuta më vonë, Kosova pati një rast tjetër, të cilin e konkretizoj përmes Erëleta Memetit për 2:0.

    Dardanet me intensitet te lartë të lojës vazhduan paraqitjen edhe më tutje. Kështu në minutën e 34-t Kaltrina Biqkaj shënoi pas një depërtimi vetjak, duke thelluar epërsinë në 3:0.

    Në pjesën e dytë Kosova luajti me më shumë komoditet për shkak të rezultatit të thellë që kishte siguruar në pjesën e parë.

    Ndërkohë një minutë para se të përfundojë koha e rregullt, Maqedonia e Veriut shënoi golin e ngushëllimit përmes Olivera Cokleskas.

    Gjithsesi, ky gol ishte i vonshëm për mysafiret që të riktheheshin në lojë dhe kësisoj ndeshja u përmbyll me rezultat 3:1.

    Kosova do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Kombeve në nëntor, ku do të përballet me Bullgarinë, ndeshje e cila do të jetë përcaktuese për pozitën e parë në grup dhe për promovim në Ligën B. Aktualisht Kosova ka dy fitore dhe një barazim.

    Artikuj të ngjashëm

    Kosova – Lituania, “Dardanët” publikojnë pamje para ndeshjes: Jemi gati

    Kosova mbyll stërvitjen e fundit, me dy mungesa të mëdha ndaj Lituanisë

    U21/ Kosova – Gjermania, publikohen formacionet zyrtare për përballjen në “Fadil Vokrri”

    Të Fundit

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    “Ka me shku me i grahë vetë bagerit”, si nisi përplasja me Sami Lushtakun, flet Ramiz Lladrovci

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.