Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vasfije Krasniqi thotë se nuk ka marrë ende ftesë nga Kurti që të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

    05/07/2021 17:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se nuk është ftuar që të jetë pjesë e ekipit nga Qeveria Kurti për dialogun Kosovë-Serbi.

    Krasniqi-Goodman një gjë të tillë e ka bërë të ditur në emisionin ‘Frontal’ në T7, derisa ka shpresuar që pjesë e bisedimeve në takimet e radhës të jetë edhe çështja e grave të dhunuara në luftë.

    “Lidhur me këtë çështje nuk kam pasur muhabet me Albin Kurtin, e as me askënd. Kështu që, nuk e di. Shpresoj që bile tema e viktimave të dhunës seksuale të gjendet në tavolinë, por nuk e di se do jetë ashtu apo jo. Unë nuk kam bisedu askënd për këtë punë”, ka deklaruar ajo.

    Megjithatë, deputetja ka thënë se është e gatshme t’i dalë përpara presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e secilit funksionar tjetër kur bëhet fjalë për dialogun.

    “Unë e kam forcën dhe vullnetit të ju dal përpara të gjithëve dhe të iu tregoj të gjithëve se çfarë ka ndodhur me mua dhe të gjitha viktimat e dhunës, se kam brengë se a mundem me u ballafaqu me Serbinë, a kushdo që janë ata”, ka thënë ajo në një prononcim telefonik për emisionin.

    Krasniqi tutje ka thënë se edhe pse për rastin e saj nuk ka pasur drejtësi, me dënimin e Zoran Vukotiq ajo po ndihet sikur të jenë dënuar kryesit e veprës së saj.

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia”, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

    Vdekja e 27 vjeçarit, Koci e krahason me rastin e George Floyd në SHBA : Ky popull krejt në gjumë, s’proteston askush

    “Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Zafir Berisha i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit – e akuzon Kurtin për argat të Serbisë

    Të Fundit

    Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia”, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

    Vdekja e 27 vjeçarit, Koci e krahason me rastin e George Floyd në SHBA : Ky popull krejt në gjumë, s’proteston askush

    “Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Zafir Berisha i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit – e akuzon Kurtin për argat të Serbisë

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.