sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vasfije Krasniqi shprehet e gatshme që të ballafaqohet me Vuçiqin e këdo nga Serbia në lidhje me dhunimet seksuale gjatë luftës

    05/07/2021 16:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, e cila ka qenë viktimë e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë është shprehur shumë e lumtur pasi i akuzuari për kryerjen e krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Zoran Vukotiq u dënua sot me 10 vjet burgim.

    Derisa ka kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, e pyetur nga autori i emisionit “Frontal” në T7, nëse do të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës kur do të diskutohet me Serbinë, ajo ka thënë se për këtë nuk ka diskutuar me kryeministrin Albin Kurti e me askënd nga partia e saj.

    Megjithatë, ajo është shprehur se është e gatshme që t’i del përpara presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kujtdo nga ky shtet.

    “Në lidhje me këtë çështje nuk kam pasur muhabet me Albin Kurtin dhe askund nga partia. Shpresoj që tema e viktimave të dhunës seksuale të zgjidhet në tavolinë. Unë e kam forcën dhe vullnetit të ju dal përpara të gjithëve dhe të ju tregoj të gjithëve se çfarë ka ndodhur me mua dhe të gjitha viktimat e dhunës, se kam breng se a mundem me u ballafaqu me Serbinë, a kushdo që janë ata”, ka shtuar ajo.

    Përndryshe, Krasniqi është shprehur se edhe pse për rastin e saj nuk ka pasur drejtësi, me dënimin e Zoran Vukotiq ajo po ndihet sikur të jenë dënuar kryesit e veprës së saj.

    “Po ndihna si të ishin dënuar kryesit e veprës time. Është një ditë shumë e veçantë për të gjitha viktimat e dhunës. Pas sa viteve po dëgjohet një lajm që po dënohet një kriminel që ka kryer krime të tilla. 10 vite nuk janë të mjaftueshme, por është fillimi dhe shpresoj që raste tjera të dënohet edhe më gjatë Rastin tim e dinë gjithë Kosova por për mua kjo ditë është shumë e veçantë, shumë e gëzuar”, ka thënë ajo.

    Tutje Krasniqi është shprehur se edhe pse kanë kaluar shumë vite nga lufta e fundit në Kosovë, viktimat mund të dëshmojnë për kryesit e krimeve të dhunës seksuale.

    Ajo i ka inkurajuar të gjithë viktimat e dhunës seksuale që të kërkojnë drejtësi e të mos heqin dorë.

    Të Fundit

    Zeqiri: Nuk ka kushte pune në objektin komunal

    Kimberly West caktohet Prokurore e Specializuar në Hagë

    FoxNews: Aleati i SHBA-së e quan “naive” politikën e jashtme të Bidenit ndaj Kosovës

    “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, vazhdon protesta e serbëve përmes pankartave

    Murphy fajëson Kosovën për krizën në veri, kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.