Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vasfije Krasniqi, letër prekëse për Ramadan Nishorin: Do të jem pranë teje çdo ditë të jetës sime

    14/04/2025 12:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vasfije Krasniqi, gruaja që para disa vitesh doli publikisht dhe foli për dhunën seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë ka reaguar pas rrëfimit publik të Ramadan Nishorit.

    Ajo ka thënë se i kujtohet dita kur e ka thirrë Nishori atë dhe e ka ndarë dhimbjen me të.

    “I dashur Ramadan, E kujtoj qartë ditën kur më thirre për herë të parë, në vitin 2018, për të ndarë dhimbjen tënde me mua. Atëherë e ndjeva peshën e fjalëve tua dhe ashtu si atëherë, edhe sot, më kujtohen lotët e tu, lotë që flisnin më shumë se çdo fjalë. Në çdo bisedë tonën, në çdo takim, unë e ndjeja thirrjen tënde për drejtësi, për mirëkuptim, për shërim. Dhe atëherë, ashtu si sot, ta thashë me gjithë zemër: do të jem pranë teje, çdo ditë të jetës sime.”

    Krasniqi ka thënë se do të jetë përkrahja më e madhe e Nishorit.

    “Do të jem përkrahja jote më e madhe, jo sepse më ke zgjedhur, por sepse e meriton. Dhimbja dhe vuajtja jote nuk janë vetëm e kaluara jote, por një barrë që ti e ke kthyer në forcë dhe në zë për të gjithë ata që nuk mund të flasin ende.”

    Ajo ka shtuar se Nishori është shembull për të gjithë dhe se përkulet para forcës së tij. Krasniqi ka falënderuar edhe familjen e Ramadan Nishorit që e përkrahu atë.

    “Të jetosh në një shoqëri kaq patriarkale, ku burrat mësohen të heshtin, ku dhimbja maskohet me forcë dhe ku plagët nuk pranohen – dhe të marrësh guximin të dalësh para botës dhe të flasësh për dhunën seksuale që ke përjetuar – është një akt që frymëzon. Është një dritë në një rrugë të errët. Ti je shembull për gjithë ne, në këtë vend, në këtë kohë. Përkulem me respekt para forcës tënde, para vullnetit tënd për të mos u dorëzuar, për të luftuar për të vërtetën tënde. Faleminderit edhe familjes tënde, që u bë krah dhe mbështetje, që të qëndroi afër kur rruga ishte më e vështirë.”

    Në fund Krasniqi ka thënë se shpreson që shoqëria ta trajtojë Nishorin me respekt dhe dinjitet.

    “Ky rrugëtim, Ramadan, nuk është i lehtë. Është i mbushur me pengesa, me mosbesim, me stigma. Por është i domosdoshëm. Jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Shpresoj me gjithë zemër që shoqëria jonë të të trajtojë me respektin dhe dinjitetin që e meriton, dhe që shteti të njohë dhe të vlerësojë aktin tënd të guximshëm – sepse ajo që ke bërë ti sot është më shumë se rrëfim, është histori që do të ndryshojë jetë. Me respekt dhe përqafim të ngrohtë, Vasfije Krasniqi Goodman.”

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    Të Fundit

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.