Këtë të premte i është dhënë lamtumira e fundit futbollistit të Vushtrrisë, Erjon Morina.
Në varrimin e të ndjerit morën pjesë edhe krerët e FFK-së.
22-vjeçari vdiq dje, ku kishte qenë i shtrirë në spital për disa javë, pasi kishte pësuar sulm gjatë stërvitjeve.
Morina karrierën e nisi te Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa e Pejës, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundi ishte pjesë e Vushtrrisë.