Sot u mbajt ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë ceremoni morën pjesë një numër i madh qytetarësh, familjarësh, bashkëluftëtarësh dhe politikanësh nga skena vendore.
Megjithatë, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale, nuk u lejua të merrte pjesë në lamtumirën e fundit të babait të tij.
Në ceremoninë mortore ishin të pranishëm edhe figura të njohura të politikës dhe luftës, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Thaçi.