sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Varianti ‘Delta’ në Kosovë: Infektologu Ahmeti tregon rrezikshmërinë e situatës

    06/07/2021 08:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy raste me variantin Delta të koronavirusit, janë identifikuar ditë më parë edhe në Kosovë. Ndonëse Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të njëjtit tashmë janë shëruar, infektologët po thonë se ka mundësi që ky variant të jetë ende prezent në vend.

    Infektologu kosovar Sali Ahmeti, ka sqaruar se ky variant përhapet më lehtë dhe bëhet i rrezikshëm me aftësinë për të infektuar dhe dëmtuar rëndë më të dobëtit.

    “Me virusin ‘Delta’ janë konfirmuar dy rastet e para, duke marrë parasysh që jemi vend mjaft i hapur edhe me vendet që është i pranishëm, ekziston mundësia që ai të jetë i pranishëm edhe në vendin tonë. Përhapet lehtë në raport me virusin origjinal, prek edhe mosha më të reja, sidomos moshën 40-50 vjeçare.  Për shkak të mundësisë së përhapjes mund të përcjellët në forma më të rënda që përcjellët me hospitalizim”, tha Ahmeti për Periskopin.

    Infektologu Ahmeti ka shpjeguar se trajtimi mjekësor i llojit ‘Delta’ është i ngjashëm me atë të virusit origjinal.

    “Në aspektin klinik nuk parqet ndonjë ndryshim me virusin origjinal, dhe protokolli i trajtimit është i ngjashëm sikurse me virusin bazik”, ka thënë Ahmeti.

    Ai ka sqaruar tutje se vaksina kundër Covid- 19 është efektive edhe për këtë variant të virusit, derisa ka inkurajuar qytetarët mbi moshën 18 vjeçare që të vaksinohen

    “Vaksina është efektive edhe ndaj këtij virusi, mbetet që të mos të kemi shqetësime që të vaksinohemi sa ma shumë, pra të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç”, thotë infektologu.

    Artikuj të ngjashëm

    9 raste të reja me COVID-19

    Mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

    IKSHPK apelon qytetarët: Bartni maskat, kemi rritje të rasteve me koronavirus

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.