Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pasditën e së mërkurës ka takuar aktorin me famë botërore, Jean-Claude Van Damme, shkruan GazetaDemos.
Ai ka ndarë edhe disa fotografi nga ky takim.
Postimi i plotë:
Sot, në ceremoninë hapëse të Zero Pozitive Shop në Prishtina Mall, me rastin e promovimit të orëve të dorës Helfer me pronar afaristin e suksesshëm shqiptar nga Zvicra, Kushtrim Musliu.
Gjithashtu, ndjenjë e mirë ta takoj edhe aktorin me famë botërore, Jean-Claude Van Damme.
Me afaristë të suksesshëm si Kushtrimi e shumë të tjerë që investojnë në vendin tonë të përbashkët, përveç që ndodh zhvillimi ekonomik, Kosova shndërrohet në një vend interesant dhe tërheqës për fytyra të njohura me famë botërore përmes së cilave bëhet prezantimi më i saktë i imazhit tonë si popull e si shtet!