Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

    30/06/2025 21:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari Valon Syla ka reaguar pas arrestimit të tij nën akuzat për dhunë ndaj të dashurës, duke hedhur poshtë pretendimet për dhunë fizike.

    Syla, përmes një reagimi në Facebook, tha se kishte kaluar dy ditë në ndalim dhe se arrestimi ishte rezultat i një situate të tensionuar që sipas tij nuk përfshinte dhunë të vërtetë fizike por vetëm “ngrehje krahu” gjatë një fjalosjeje.

    Syla kërkoi falje ndaj të dashurës së tij, si dhe ndaj familjes, duke theksuar se ngjarja ishte raportuar në mënyrë të shtrembëruar.

    Reagimi i plotë i gazetarit Syla:
    Reagim për publik, miq dhe media

    Sapo dola nga 2 ditë arrest, dhe u këndella me ju shkru juve që më keni shkruar dhe keni raportuar.

    Pikë së pari, e dashura jeme është shumë zojë dhe e veçantë për të qenë unë i dhunshëm e që s’jam, në kuptimin që mund të kuptohet në publik si boksa e shkelma apo rrahje… ky rast nuk ka të bëj me një gjë të tillë, por më shumë ishte një fjalosje apo përlamje… me ngrehje krahu e jo boksa, shkelma apo rrahje (tjerat i gjeni në dosje të gjyqti) e për çka i kërkoj fale asaj, familjes së saj dhe times.

    Si shkurt, me dëshirën dhe në afekt nervoze të fjalosjes përfunduam në polici për ta regjistruar rastin…

    Më liruan në ora 8e30 në mëngjes me procedurë të rregullt dhe shkova në shtëpi ku flejta se isha i lodhur…Por, këtu ndodhi diçka tjetër… pas 5 ore erdhi policia te dera dhe më kërkoi të shkoj përsëri në stacion dhe në ora 13e30 me 2 pyetje shtesë me urdhër të Prokurores më derguan në arrest për 48 orë… nuk kishte ndërruar ndonjë fakt prej kur më liruan në mëngjes apo nuk kishte ndodhur dicka shtesë thjeshtë ishte një masë e cila me presion nga lartë u ekzekutua…

    Për këtë nuk e kërkonte e as nuk e kishte paramenduar e dashura ime… e as nuk pajtohej me një masë të tillë por kjo më shumë dukej presion mbi drejtësinë e cila shihet edhe në statuset e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila shkruan se pse njerëzit që dalin në TV të kalojnë më lehtë.

    Dhe ketu shihet se si përnjëherë politika dëshiron të na i zgjedh edhe zënkat e dashnisë dhe të kujdeset për ne për burg pa dëshirën e të dashurve tanë.

    Edhe kjo masi i hongra 2 ditë burg, dhe u lincova si monstrum i dhunshëm… u bë me një mënyrë të paqenë ligjore… u akuzova për dhunë në familje, pa qenë ende në një marrëdhënie familjare e as bashkëjetese.

    Një fjalosje dhe nervoza pasuese e momentit u klasifikua si dhunë psikologjike… e më e rëndësishmja u gjykova nga Ministrja e Drejtësisë, eksponentët e VV’s dhe turma, ende pa filluar gjykimi ligjor e ende pa pasur as aktakuzë…

    Andaj në këto ditë ju them se besoj në drejtësi dhe drejtësia do të triumfoj.

    Ju kërkoj edhe juve miq falje që mednuat se mund të kem rrahur dikë… e Zoti na ruajt njerin ma të dashur timin. Unë skam rreh as në shkollë fillore e as në të mesme… por që nuk besoni, thirrëmini kur keni probleme me gra… nashta edhe ja u ndihmoj që përnime ja u merr mendja.

    Ditëve në vazhdim do ti sqaroj të gjitha në TV… por kjo ishte një reagim i shpejtë për ata që i ndjekin klikat dhe presionet e reagimeve.

    Me këtë rast e falënderoj policinë, gjykatësit dhe kolegët që nuk dyshuan. Por ju kërkoj falje për aq sa ja u qova mendjen se mund të jem kaq i ligë.

    Artikuj të ngjashëm

    Syla për votimin e fshehtë: Albini po mendon që e shpëton, por deputetën shihet kush po voto në kuti

    Syla: Sali Berisha, si një nuse 80 vjeçare me vello ,Edi Rama mbetët më i freskëti

    Valon Syla: Me pasë porositë rezultatin s’kish dalë kaq keq, as opozita nuk i ka numrat

    Të Fundit

    Tragjike në Itali: Vajza 9 vjeçare nga Maqedonia e Veriut humb jetën në lumë

    Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

    Ish-ushtari i UÇK-së që jeton në mal që 10 vite: Tre muaj kam hangër çka m’ka dhënë natyra

    Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës

    Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.