Valon Syla kapet mat me një Red Bull, ja si u mundua ta ‘fshihte’!

Gazetari Valon Syla ka publikuar një fotografi në facebook, ku shihet duke pirë pije Red Bull.

Syla njihet për qëndrimet e tij rreth diasporës ku thotë se të tillët pinë Red Bulla kur vijnë në Kosovë.

Në fotografi pos Red Bullit shihet edhe letërnjoftimi i tij për të cilin Syla thotë “Originall është njeri”.

Ironia e tij me letërnjoftim vjen pasi u raportua kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka pasur problem në KQZ sepse kishte aplikuar me letërnjoftim të UNMIK’ut.

Megjithatë, Rama ka mohuar diçka të tillë dhe tha se ka aplikuar me letërnjoftim të Kosovës.

Reklama